Legjenda braziliane, Ronaldinjo u lirua nga burgu në Paraguai para dy ditësh së bashku me vëllain e tij, ku qëndronin aty prej 6 marsit.
Ish-futbollisti është tashmë në arrest shtëpie në Paraguai, teksa për tu larguar nga burgu u paguan 1.6 milionë dollarë.
Sipas asaj që shkruan “TNT Sport” shumën për tu liruar nga burgu Ronaldinjo, e pagoi ish-shoku i tij i skuadrës te Barcelona Leo Mesi.
Argjentinasi njihet si një mik shumë i mirë i brazilianit dhe tashmë thuhet se e ka paguar ai shumën prej 1.6 mln dollarë, që Ronaldinjo të largohej nga burgu.