Lionel Mesi ka provuar disa herë gjatë këtij sezoni të zgjojë shokët e skuadrës, duke përsëritur se duhet rritur niveli. Mirëpo, duket se deklarata e argjentinasit nuk kanë mundur të vihen në zbatim, e në këtë formë, katalanasit humbën titullin, teksa edhe dje u mposhtën në shtëpi nga Osasuna.

Tashmë, vëmendja e vetme e tyre do të jetë te Liga e Kampionëve, ku presin Napolin pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Itali. Kështu, Mesi pas disfatës me Osasunën sërish kritikon ekipin për lojën, ndërsa thekson se nëse vazhdohet me këtë lloj paraqitje edhe ndaj Napolit, atëherë do të humbasin.
“Roma, Liverpul, fansat janë duke humbur durimin sepse nuk po iua japim gjithçka. Nëse duam të luftojmë për Ligën e Kampionëve, shumë gjëra duhet të ndryshojnë. Nëse luajmë kështu, atëherë do të humbasim edhe ndaj Napolit. E kam thënë edhe më parë se do të ishte e vështirë të fitonim Champions League, ne nuk ishim mjaftueshëm sa të fitonim La Liga-n.

Madridi bëri shumë mirë, pas rikthimit nuk humbën asnjë takim. Ne kemi humbur shumë pikë që nuk duhej t’i humbnim dhe duhet të jemi kritik me veten tonë, duke filluar nga lojtarët e të gjithë më pas. Jemi Barcelona dhe jemi të detyruar të fitojmë çdo ndeshje”, u shpreh Mesi. /VipSport/