Argjentina nuk mundi dot të kualifikohej në finalen e “Kupës së Amerikës”, pasi humbi nga Brazili me rezultatin 2-0.
Ishte një tjetër shans i hedhur poshte për Mesin që të fitonte një trofe me kombëtraen.Pas ndeshjes ai shfaqi shumë pakënaqësi ndaj arbitrimit dhe nuk nguroi të sulmoi Brazilin.
Arbitrimi? “Arbitrat nxorën shumë kartonë pa fund për budallëqe dhe VAR-in as që e kontrolluan. Kjo ishte e pabesueshme. Prisja që CONMEBOL të bënte diçka për arbitrimin, por nuk besoj se ka për të ndodhur më, sepse Brazili kishte çdo gjë nën kontroll,manipulon gjithçka. Është çështje e koklavitur”.
Performanca? “Përtej rezultatit bëmë një paraqitje shumë të mirë. Luajtëm shumë mirë dhe kundërshtarët nuk ishin më të mirë se ne. Besoj se skuadra ka një bazë, djemtë bën një sakrificë të madhe dhe meritojnë respekt. Argjentina ka lojtarët të bëhet më e mirë”.
Por, nëse shihen pamjet dhe sipas atyre që analizojnë ekspertët, duket se Mesi me shokë kishin të drejtë, pasi arbitrimi ishte skandaloz.
Në rastin e parë, Artur godet me bryl në fytyrë Otamendin, rast që jo vetëm duhet të ishte dhënë penallti, por duhej që braziliani të ishte ndëshkuar me të verdhë, sipas ekspertëve.
Ndërkaq goli i dytë i Brazilt erdhi nga një kundërsulm i shpejt, në të cilin topi u fitua pas një faull në zonë ndaj Agueros.