Tek Vllaznia ka nisur puna per sezonin e ri dhe ajo qe mbetet tashme eshte vetem zyrtarizimi i trajnerit dhe po ashtu edhe firmosja e kontrateve me lojtaret. Me pas, do te startojne edhe pergatitjet e skuadres.

Nga sa eshte bere e ditur, trajneri qe pritet te emerohet ne krye te kuqebluve Thomas Brdariç ka dashur te filloje pune qe te henen me ekipin, por kjo gje mund te shtyhet per 2-3 dite.

Kjo ngaqe pas ndeshjes se play-out me Beselidhjen ne te cilen Vllaznia siguroi qendrimin ne Superlige, pjestaret e stafit teknik u dhane 10 dite pushim futbollisteve te cilet tashme jane shperndare neper kater anet e vendit per t’i shfrytezuar ato si duhet.

Per kete arsye, deri nga e merkura apo e enjta pritet qe stervitja e Vllaznise te mos filloje dhe deri ate dite, drejtuesit kuqeblu do kene mundesi te kontaktojne edhe me lojtare te tjere ne menyre qe te plotesojne skuadren me lojtaret e duhur per sezonin e ri.
www.shkodrasport.com