Mesohet emri i kundershtarit te Vllaznise per miqesoren e neserme ne Ulqin. Ai eshte FK Zora Shpuz, nje ekip i kategorive te uleta te Malit te Zi me te cilin shkodranet do te ndeshen neser ne oren 12.00.
Kjo do te jete miqesorja e pare e kuqebluve gjate kesaj periudhe qe jane duke u stervitur ne Ulqin dhe shpresat jane per te gjetur edhe nje kundershtar tjeter me te cilin te ndeshen ne mesjave.
Por kjo duket pak e veshtire sepse ne kete periudhe ekipet malazeze nuk preferojne te zhvillojne miqesore dhe kjo e ka vene ne veshtiresi trajnerin Josa dhe stafin e tij.
Ne fakt keto miqesore jane te domosdoshme per te pare gjendjen e lojtareve por edhe vendosjen e skuadres sepse siç dihet nisur edhe nga disa mungesa qe ka skuadra, gjerat mund te ndryshojne ne pragndeshjen me Tiranen.
Megjithate neser ne ora 12.00 ndaj FK Zora Shpuz, Vllaznia do te mundohet te tregoje vlerat e saj me te mira dhe me siguri qe stafi teknik do t’u jape mundesi te gjithe lojtareve per te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/