Sezoni në Shqipëri ende nuk ka përfudnuar për disa skuadra, ndërsa Maliqi I Kategorisë së Dytë do të ndeshet me Veleçikun për një biletë që do t’I bënte skuadrat të luanin edicionin që vjen në Kategorinë e Parë.
Veleçiku u rendit në zonën play-out në Kategorinë e Parë grupi A, ndërsa Maliqi fitori të drejtën për të zhvilluar ndeshjen që do t’I promovonte një kategori më sipër.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që dueli mes këtyre dy skuadrave të zhvillohet në Cërrik, pikërisht në stadiumin “Nexhip Trungu”.
Dueli final do të luhet të martë më 4 gusht, në orën 17:00. Ndeshja është me një takim, ndërsa fituesi do të luaj në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm./newsport/