Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi është rivaliteti më i madh gjatë dekadës së fundit në futboll.
Tifozerit janë ndarë në dysh në debatin se kushë është më i mirë nga futbollistët. Edhe këtij debati nuk mundi t’i shpëtonte as legjenda e Spanjës dhe Real Madrid, iker Casillias, i cili u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë temë.
Casillias beson se suksesi i ish-shokut të tij të skuadrës është më mbresëlënës për shkak të asaj se sa i është dashur të punojë për të arritur atje ku është.Megjithëse ish-portieri pranon talentin që zotëron Messi, ai beson se është etika e punës së Ronaldos ajo që ndan rivalët e mëdhenj.
”Cristiano gjithmonë kishte dëshirë të madhe për të qenë më i miri, që kur ishte i ri dhe besoj se e ka arritur atë.
Nëse duhet ta krahasoj atë me Messin, ajo që ka bërë Cristiano është më mbresëlënëse sepse të gjithë e dimë talentin që Messi ka, por Cristiano ishte i vendosur dhe punoi shumë për të qenë më i miri. Ndjej që kemi qenë me fat që kemi qenë në gjendje të shijojmë dy lojtarë fenomenal.
“Për njerëzit që nuk e njohin Cristianon, ai mund të duket se është kokëfortë dhe arrogant, por është krejtësisht e kundërta”, përfundon Casillias.