Barcelona e ka nisur mirë vitin 2018 duke mundur pa probleme Levante me rezultatin 3-0. Me atë që u pa në fushë, gjithçka funksionoi mirë dhe me ardhjen e Coutinho-s kjo skuadër do të bëhet akoma më e frikshme. Kjo ishte ndeshja e parë që Dembele e nisi nga minuta e parë pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave për katër muaj. Leo Messi ka thyer rekordin e Gerd Muller me golin e 365 në një kampionat të vetëm. Dhe shumë shpejt pritet ta thyejë atë.
Por me aq sa u pa, ai ka akoma nevojë për t’u përshtatur me lojën e katalanasve. Vendasve u duheshin vetëm 12 minuta për të zhbllokuar, dhe me kë tjetër. Lionel Messi kombinon bukur me Jordi Alba dhe lëshon një goditje të hidhur e të pakapshme për portierin kundërshtar. Kjo ishte hera e pestë këtë sezon që Messi shënon pas asistim të Alba.
Një dyshe e frikshme. Pak përpara se të përfundonte pjesa e parë edhe edhe dyfishimi i rezultatit. Këtë herë ishte Sergi Roberto ai që përgatit për Suarez i cili stopon topin brenda zonës dhe lëshon një predhë të vërtetë në trekëndëshin e majtë.
Pas pushimit Barça kontrolloi lojën dhe rezultatin dhe gjeti golin e tretë në sekondat e fundit të ndeshjes me Paulinho. Me këtë fitore Barça ka 48 pikë në 18 ndeshje të La Liga-s, ndërsa Levante është shumë pranë rënies nga kategoria.