Ka pasur protesta masive përpara stadiumit “Camp Nou”, ku tifozët e Barcelonas duan largimin e presidentit Bartomeu dhe disa madje me koret “shporru nga Barcelona”, pasi mendojnë se e keqja e klubit është ai, ashtu si fajtori që Messi ka kërkuar largimin!

Edhe Laporta merr një pozicion për çështjen Messi. Ish presidenti i Barcelonës, gjithashtu ndërhyri në çështjen Messi që shqetësoi futbollin botëror, përmes një postimi në Twitter:

“Bartomeu dhe Këshilli i tij duhet të japin dorëheqjen menjëherë. Ata minuan moralin e Messit për të shpëtuar veten nga trazirat ekonomike dhe sportive që kanë krijuar.

Nëse ata japin dorëheqjen, mund të ketë shpresë që Messi të mbetet në Barça”./telesport/