Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, ylli i Argjentinës Leo Messi shpreh edhe një herë vendosmërinë e tij për të fituar një titull të rëndësishëm me kombëtaren e Argjentinës.

Dhe më të rëndësishëm se Kupa e Botës nuk ka.

Bardhekaltrit po përgatiten për turneun rus pikërisht në Barcelonë, pikërisht në shtëpinë e Messi-t.

I pyetur për mundësitë e skuadrës së tij në këtë kompeticion, numri 10 harron modestinë.

“Argjentina mund të mposhtë këdo. Në këto vitet e fundit kemi arritur në tre finale të ndryshme dhe nuk kemi pasur fat që nuk kemi arritur të fitojmë as edhe një”, thotë Messi.

Pengu më i madh është ajo kundër Gjermanisë, katër vjet më parë. “Sigurisht që për humbjen e Brazilit e kam menduar shpesh… ishte e rëndë të mbërrije deri në finale, kaq pranë objektivit dhe më pas ta shihje të të ikte nga duart.

Por kemi kaluar një periudhë të vështirë, me ndryshim trajnerësh dhe presidentësh federate. Pa harruar vështirësitë për t’u kualifikuar…”.

Në Botërorin rus, Argjentina e nis kundër Islandës, zbulimit të Europianit të kaluar që nuk duhet marë lehtë.

Dhe Messi këtë e di. “Tani mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, duke nisur nga Islanda, një kundërshtar i fortë për atë që di të bëjë në mbrojtje. Ne kemi detyrimin që të dominojmë ndeshjen dhe të marrim fitoren”, thtoë Leo.

Në fund, një kërkesë për tifozët: “U them që edhe pse nuk jemi pretendentët kryesorë, e nisim këtë turne me dëshirë të madhe.

Kemi punuar mirë dhe do të japim gjithçka që kemi për të fituar dhe se i kemi lojtarët për t’u ndeshur me këdo. Në këmbim, u kërkoj që të na mbështesin pa kushte deri në fund”./EDS/