Leo Messi nuk duket të jetë edhe aq mirë nga ekzekutimet e penaltive. Ylli argjentinas arriti të realizoj një dhe të huq një tjetër në duel me Real Valladolid (1-0), shkruan Gazetasheshi.com.

Shifrat e dështimit të argjentinasit nga pika e bardhë nuk janë edhe aq të mira. Messi tashmë numëron 12 penalti të dështuara nga 62 tentime vetëm në La Liga. Në total i bije se ai ka dështuar një penalti në çdo katër të ekzekutuara.

Marrë në total Messi ka dështuar në 20 penalti nga 86 sa i ka ekzekutuar.

Ndiqeni rastin kur Leo Messi humbet ‘betejën’ përballë ish-shokut të skuadrës Jordi Massip:

https://www.youtube.com/watch?v=q7vrq3mCVgk&feature=player_embedded