FIFA bëri publike emrat e vendeve, që kombëtaret e ndryshme kanë zgjedhur në Rusi, për t’u akomoduar gjatë Kupës së Botës së këtij viti.
Kureshtja kryesore është afërsia mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, dy yjet më të mëdha të turneut.
Argjentina ka zgjedhur Bronnitsin, në rajonin e Moskës, ndërsa Portugalia do të sistemohet në Kratovë, gjithashtu në juglindje të kryeqytetit rus, dy qytete të ndara nga vetëm 29 kilometra me njëri-tjetrin.
Brenda mundësive të ofruara nga FIFA për të zgjedhur selinë në territorin e madh rus, argjentinasit dhe portugezët kanë zgjedhur dy më të afërtat. Në rastin e Spanjës, ajo që FEF kishte njoftuar, tashmë u konfirmua.
“La Roja” do të jetë e përqendruar në Krasnodar, një qytet ku nuk do të luhet asnjë ndeshje e këtij Botërori.
Me fjalë të tjera, skuadra e Lopetegui do të jetë e izoluar nga konkurrenca dhe nuk do të vërejë se çka është afër Kupës së Botës, e cila për shumë njerëz ishte një handikap negativ në Kampionatin e fundit Europian.
Rajoni i Moskës është zgjedhur më së shumti nga kombëtaret për t’u akomoduar gjatë zhvillimit të “Rusia 2018”.
Një total prej 10 kombëtaresh, duke përfshirë edhe Argjentinën me Portugalinë, plus kampionen botërore të Gjermanisë, kanë zgjedhur kryeqytetin rus, i cili ka dy shtabe të stadiumeve dhe aeroportin më të madh në vend.
Ekipet do të mbërrijnë në qytetet e tyre të paktën pesë ditë para se të debutojnë në këtë turne. Atje do të gjejnë të gjitha pajisjet e kërkuara dhe fushat e trajnimit. /telesport/