Ish-trajneri i Napoli-t, Gianni Di Marzio, ka zbuluar për “Corriere dello Sport” një prapaskenë të merkaton në lidhje me Juventus-in: “Në 25 tetor të 2002-it kam shkuar të ndjek Sporting Lisone-Belenenses, për të parë nga afër Quaresma-n, por jam befasuar nga Ronaldo: ishte vetëm 17 vjeç. Por Moggi më tha: e bëjmë operacionin nëse ata do të marrin Salas në këmbim.
E realizoj unë, Jorge Mendes është miku im”. “Messi? E kam parë të luajë më 18 janar të 2005-ës, në Kolumbi, në Botërorin Under 20. Më ka mjaftuar: një fenomen. Edhe ai sapo kishte mbushur 17 vjeç dhe mund të kishte shkuar gjithashtu tek Juventus. Babai donte që të luante në Serie A, por Juventus nuk i besoi instinktit. Leo, gjithsesi, ka qenë gjithmonë mirënjohës ndaj Barcelona-s, që e ka kuruar kur u largua nga Argjentina dhe shkoi në Katalonjë. Ronaldo, Messi: kam pasur të drejtë”.