Në minutën e 81-të të ndeshjes Barcelona – Liverpool, Lionel Messi fitoi një goditje dënimi, të cilën pas një minute e çoi në rrjetë dhe të gjithë u morën me ekzekutimin perfekt të argjentinasit.

Por, kamerat kanë kapur një moment në faullin që Fabinho i shkaktoi Messit dhe ky i fundit e ka goditur në kokë mesfushorin e Liverpoolit.

Fabinho i ka bllokuar rrugën Messit, i cili ka dashur të shmanget, por kur pa që u ndal ka gjuajtur me dorën e majtë brazilianin e Liverpoolit.

Ky rast është bërë viral në rrjetet sociale dhe ka ngritur shumë diskutime nga mediet angleze.