Lionel Messi ka goditur portën 14 herë këtë sezon. Ai nuk arriti të gjente rrjetën ndaj Deportivo-s të dielën por tronditi shtyllën tre herë brenda 90 minutave.Jordi Alba goditi shtyllën gjithashtu por për fat të mirë Paulinho e shtyu topin në rrjetë. Në total, Barcelona ka goditur portën 26 herë këtë sezon në 26 ndeshje. Klubi katalanas është në krye të renditjes së La Liga-s dhe ka gjashtë pikë diferencë nga vendi i dytë.

Imagjinoni nëse ato shtylla do të kishin përfunduar në rrjetë, sa pikë më shumë do të kishte Barça? Te 26 shtyllat kanë marrë pjesë Messi, i cili kryeson listën me 14 shtylla, Suarez me 4, Pique ka 3, Paulinho 2, Rakitic, Deulofeu dhe Jordi Alba nga një.