Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Diego Maradona e Pele janë padyshim lojtarët më të mirë që njeh historia e futbollit.
Dikush preferon Messin, dikush Ronaldon e dikush lojtarët e të kaluarës. Se cili është më i miri, përgjigje nuk ka. Zgjedhja e secilit bëhet nga mënyra se si e shohim futbollin, shkruan lajmi.net.
Por, është një statistikë në të cilën Messi i lë mbrapa tre të tjerët.
Është fjala për numrin e realizuar të golave deri në moshën 31 vjeçare.
Më së shumti gola regjistron Messi (617), i ndjekur nga CR7 me 553. Pas tyre vie braziliani Pele me 535 dhe Maradona me 349.
Statistika të mrekullueshme nga të katër lojtarët.