Para se të niste ndeshja për trofeun “Johan Gamper” mes Barcelonës dhe Arsenalit, lojtarët katalanas për t’i dhënë udhë sezonit të ri janë përshëndetur me tifozerinë prezente në shkallët e stadiumit “Camp Now”.
Në fjalën e tij, kapiteni i blaugranave dhe njëkohësisht një nga më të mirët në Botë, Lionel Messi, është shprehur se edhe këtë vit skuadra do të luftojë për çdo trofe.
Messi ka guximin për të deklaruar se ekipi do t’i shkojë deri në fund kompeticioneve, edhe pse nga sezoni i kaluar nuk kanë shumë kujtime të bukura pas asaj ndeshje në gjysmëfinale e Champions League ndaj Liverpoolit.
“Është e vështirë të them diçka sot. I përsëris gjërat që kam thënë sezonin e kaluar. I besoj kësaj skuadre, këtyre lojtarëve, stafit të trajnerëve. Së bashku, ne do të luftojmë për gjithçka. Sezoni i kaluar përfundoi pakëz i hidhur sepse e ‘falëm’. Ne duhet t’i japim vlerë ligës”, deklaroi argjentinasi.
Ndërkohë, “pleshti” shtoi se edhe kampionati është tepër i vështirë dhe se kush ekip mund të ketë fituar 8 nga 10 herë.
Megjithatë, këtë radhë mbetet sërish për t’u parë, teksa sezoni i fundit është ngulitur në mendjet e katalanasve.