Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, ka mposhtur rivalin e përjetshëm, Cristiano Ronaldo, duke e mbyllur dekadën si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në 5 ligat kryesore evropiane (Premierligë, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligë 1).
Kompania britanike për mbledhjen e të dhënave në sport, “Optajoe”, ka bërë një përmbledhje të golashënuesve, asistuesve dhe kreativëve më të mirë të 10 vjetëve të fundit.
Messi është golashënuesi më i mirë i dekadës me 369 gola, duke e lënë pas yllin e Juventusit Ronaldon me 335.
Argjentinasi e mbyll dekadën me 34 gola më shumë se rivali i tij portugez.
I treti në listë është Edinson Cavani i PSG-së me 223 gola. Robert Leëandoëski i katërti me 221 dhe Luis Suarez i pesti më 210.
369 – Lionel Messi scored more goals within the top five European leagues than any other player in the 2010s; 34 ahead of Cristiano Ronaldo. Rivals. #Opta2010s pic.twitter.com/1OK8kBqTSP
— OptaJoe (@OptaJoe) December 30, 2019
Gjithashtu Messi është asistuesi më i mirë i kësaj dekade. Ylli i Barçës ka asistuar 136 herë në dhjetë vjetët e fundit, ndërsa pas tij renditen Angel Di Maria me 108 asiste dhe Mesut Ozil me 106 asiste.
Ronaldo pozicionohet i pesti në listën e asistuesve më të mirë të dekadës, me 98 asiste, pas Thomas Muller që ka dhuruar 103 asiste dhe pozicionohet në vendin e katërt.
136 – Lionel Messi also posted the most assists in the last decade within the top five European leagues (136); 28 more than any other player in the 2010s. Ridiculous. #Opta2010s pic.twitter.com/MW1iTs6jzf
— OptaJoe (@OptaJoe) December 30, 2019
Ndërkohë, lojtari më kreativ i dekadës është mesfushori i Marseille Dimitri Payer, me 974 paraqitje kreative.
I dyti është Mesut Ozil me 916 paraqitje kreative, ndërsa i treti Eden Hazard me 830.
Messi, është vetëm i pesti, me 789 paraqitje kreative, kurse Ronaldo nuk është në top 10 lojtarët më kreativë të kësaj dekade.