Lionel Messi me penalltinë e shënuar ndaj Real Sociedadit jo vetëm që i dha 3 pikë skuadrës katalanase, por ka kaluar dhe Cristiano Ronaldon si golashënuesin më të mirë të top-5 ligave të Europës. 

Numri 10 i katalanasve ka shënuar 438 gola duke parakaluar me një gol portugezin.

Argjentinasi u parakalua nga rivali i tij më i madh më 25 janar kur shënoi në ndeshjen ndaj Napolit. Gjashtë javë më vonë, Messi merr sërish kryesimin.