Leo Messi dëshiron që Barcelona të nënshkruajë me një objektiv të Real Madrid në merkato.
Është pikërisht ajo që ndodh shpesh herë në të tilla raste, kur sfida mes “Los Blancos” dhe “Blaugrana” vijon jo vetëm në fushë, por edhe në merkato, me të dy klubet që kanë të njëjtat objektiva në merkaton e verës.
Tani është David Alaba ai që ka tërhequr interesimin e yllit të ekipit katalanas, Leo Messi.
Të dy klubet e dinë se lojtari i përfaqësueses austriake dëshiron të largohet nga Bayern Munich sezonin e ardhshëm dhe janë duke studiuar situatën.
Florentino Pérez ka nisur tashmë të lëvizë lidhjet e tij për të siguruar shërbimet e një futbollisti, të cilin e konsideron si zëvendësuesin ideal të Marcelo, pas sezonit zhgënjyes të brazilianit te Real Madrid.
Por Messi është përfshirë tashmë në këtë marrëveshje. Ashtu sikurse raporton “Don Balon”, Messi beson se Jordi Alba ka nevojë të zëvendësohet, për më shumë garanci dhe nuk ka asnjë tjetër më të mirë se Alaba që mund të marrë fuqishëm krahun e majtë të Barcelonës.
Sipas raportimeve, Messi i ka kërkuar tashmë drejtuesve të lartë të klubit që të blejnë lojtarin e Bayern./telesport/