Barcelona është shpallur përsëri fituese e La Liga, duke siguruar matematikisht trofeun para tifozëve të vet, me një sukses 1-0 përballë Levantes. Për këtë trofe u desh përsëri ndihma e atij që ka shënuar një nga epokat më të suksesshme të historisë së klubit, Lionel Mesi.
Levante kërkonte me çdo kusht pikë për të evituar probleme me mbiejtesën në La Liga, por hyrja në fushë e argjentinasit në pjesën e dytë, pasi ishte lënë në stol nga Valverde, bëri që katalanasit të ndryshonin ritëm e të gjenin golin në minutën e 62-të.
Mesi kontrolloi në mënyrë perfekte brenda zonës, duke dërguar sferën në rrjetë për të shënuar golin e vetëm të skuadrës së tij në këtë duel.
Më pas, në “Kamp Nou” të tejmbushur, nisi festa me lojtarët të cilët festuan për shumë minuta në fushë një rezultat të shkëlqyer, me Mesin i cili ngriti lart trofeun për herë të parë si kapiteni i skuadrës katalanase.