Deri në mbrëmje dukej pothuajse e pabesueshme, por Lionel Messi do të largohet nga Barcelona pas 20 vjetësh.
“Pleshti” i ka komunikuar klubit katalanas se ai synon të largohet dhe dëshiron ta bëjë këtë duke ushtruar klauzolën e njëanshme. Një “tërmet” i vërtetë që ka tronditur tifozët në të gjithë botën, të cilët tani po pyesin se ku do të luajë argjentinasi sezonin e ardhshëm?
Messi hesht, por nga profili i tij në Instagram vjen një sinjal që mund të interpretohet si një çelës merkatoje: Numri 10, në të vërtetë, ka bërë “Follow” (ndjekë) Manchester Cityn.
Fotoja më poshtë po bën namin në rrjetet sociale, ku ne rast transferte Messi do të takohej me mikun e tij Guardiola, me të cilin fitoi gjithçka.
Kjo ishte mjaftueshëm për të gëzuar tifozët britanikë.