Lojtari i ardhshëm i Chelseat, Estevao Willian i njohur si ‘Messinho’, ka disa ambicie të mëdha kur t’i bashkohet klubit anglez.

Në fund të një sezoni historik për Palmeiras në të cilin ai theu rekordin e Neymar Jr për më shumë përfshirje në gola nga një 17-vjeçar, Estevao dëshiron të vazhdojë të bëjë histori edhe te Chelsea.

“Dua të bëj histori… Dua të bëhem braziliani më i suksesshëm në historinë e Chelseat”, ka thënë fillimisht Estevao.

“Dua të fitoj tituj dhe të tregoj të gjithë potencialin tim, të tregoj gjithçka që mund të bëj. Ky do të jetë misioni im”, përfundoi talenti brazilian.

Ndryshe, ‘Messinho’ do t’i bashkohet Chelseat në verën e vitit të ardhshëm pasi t’i mbush 18 vjet. Transferimi i tij i ka kushtuar Bluve rreth 35 milionë euro, por me bonuse mund të shkojë deri në 60 milionë euro. /Telegrafi/