Lionel Messi mund të mos ketë shansin më që të luajë në Angli për ndeshjet e Champions Leagues, shkaku i akuzave për evazion fiskal.

Ylli argjentinas është shpallur fajtor nga gjykata spanjolle për evazion fiskal me 12 muaj burgim, të cilat do të paguhen në të holla.

Por, sipas asaj që raporton Daily Mail, që citon The Athletic, avokati i emigracionit, Andrew Osbourne, ka paralajmëruar se futbollistët mund të përballen me probleme në transfertë nëse Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Europian.

“Është një pikë specifike për ndeshjen europiane. Nëse je qytetar i BE-së dhe ke kryer një krim, ti mund të udhëtosh në Britani të Madhe, për aq kohë sa nuk vlerësohet se je rrezik për të tjerët”, ka thënë Osbourne për The Athletic.

“Nëse nuk je qytetar i Bashkimit Europian dhe je i dënuar për ndonjë krim edhe nëse është detyrim me pagesë juve mund të ju ndalohet ardhja në Britani të Madhe”.