I vonuar por nje titull mese i merituar ai akorduar diten e djeshme per ish- futbollistin e Vllaznise, Partizanit dhe kombetares Shqiptare, Ferid Rragami. Ka qene Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta ai qe e ka akorduar titullin “Mjeshter i Madh” per ish- mesfushorin e shquar dhe ne faqen e tij numri 1 i shtetit shqiptar do te shkruante:

“Në vlerësim të kontributit të shquar dhe rezultateve të shkëlqyera sportive, si një nga futbollistët më të spikatur të ekipeve ‘Vllaznia’, ‘Partizani’ dhe Ekipit Kombëtar, pata kënaqësinë të çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, Ferid Rragamin, mesfushorin energjik, elegant dhe me personalitet të veçantë në fushën e blertë, lojtarin e viteve ’70-’80 që do ta donte çdo skuadër e madhe.

I dalluar për inteligjencën, forcën, harmoninë dhe për frymën e ekipit, Rragami ka spikatur edhe në angazhimin e tij të palodhur për promovimin cilësor të sportit të futbollit dhe edukimit fizik, duke frymëzuar e trajnuar edhe shumë të rinj dhe fëmijë.

Futbolli shkodran sot ka nevojë të vlerësojë më mirë historinë e tij të lavdishme dhe unë besoj se Shkodra e ka potencialin e duhur për t’u rikthyer në majat më të larta të futbollit si dikur”.