Ka festuar gjate bashke me pjestaret e tjere te ekipit dhe kuptohet qe ka patur te drejte. Mevlan Adili eshte i lumtur per daljen e Vllaznise ne finale te Kupes se Shqiperise dhe sipas tij, çdo gje ka qene e merituar.

“Urime gjithe shkodraneve per kete finale. Ka vite qe duan ta shohin skuadren ne keto nivele dhe tashme ky eshte nje realitet. Atyre u takon kjo feste, te gjithe tifozeve dhe gjithe atyre qe e ndjejne veten shkodrane.

Çdo gje shkoi ashtu si e kishim parashikuar. Shenuam shpejt dhe e dinim qe duke patur nje mbrojtje te mire dhe nje portier si Zogoviç, gjithçka eshte e lehte”= ka thene Adili.

I pyetur per incidentin e fundit te ndeshjes, ai ka shtuar: “Nuk e mora vesh taman se çfare ndodhi. Ne fituam dhe nuk na interesonte nje gje e tille. Kemi treguar gjithmone se luajme “fair’ dhe korrekt. Ka pase edhe ekipe te dobeta qe kane ardhur ne Shkoder dhe na kane marre piket dhe kane dale nga dera si me te miret, prandaj nuk na shkon per shtat te ngacmojme kundershtaret”.

Nderkohe duke folur per finalen ndaj Skenderbeut, Adili do te shtonte: “Nuk ka finale te lehta. Edhe ne lagje te luash, finalja eshte finale. Ajo nuk ka favorite asnjehere. Luhet vetem nje ndeshje dhe emocionet jane me te ndryshme nga çdo perballje tjeter”.

A mund t’i fitoje Vllaznia te dy trofete e ketij sezoni? Shqiptari nga Shkupi pergjigjet: “Edhe mund t’i fitojme sepse kemi ekip te mire. Ata qe thone se keto rezultate kane ardhur rastesisht, nuk kane lidhje me futbollin. Kemi punuar shume, kemi sakrifikuar shume dhe normalisht qe Zoti e shperblen njeriun kur jep maksimumin dhe eshte i sinqerte ne punen e tij”./SHKODRA-SPORT.COM/