Ne ceremonine e mbremshme, ai sebashku me Belicen jane vleresuar si dy qendermbrojtesit me te mire te kampionatit shqiptar per sezonin 2020-2021. Mbrojtesi i Vllaznise Mevlan Adili ndjehet i lumtur per kete vleresim dhe permes nje postimi ne rrjetet sociale, shkruan:
“Mbrojtesi me i mire. sezoni 2020-2021. Një tjetër motiv shtesë për të vazhduar me të njëjtin synim, falë bashkëlojtarëve të mi pa të cilët nuk do të kisha pasur sezonin që kisha.
Faleminderit gjithë atyre që më vleresuan për kontributin dhe paraqitjet e mia për ekipin e Vllaznise, ekipin me te vjeter ne Shqiperi dhe me qytetin e Shkodrës që jeton me futboll.
Fanelle e cila kur e vesh peshon shume dhe ka pergjegjësi te madhe njëkohësisht gëzon edhe gjithe respektin e çdo shkodrani qoftë në Shqipëri apo jashte vendit. FAMILJA MBI TË GJITHA”