Prej pak kohesh eshte bere pjese e ekipit rus FC SKA-Khabarovsk, por Mevlan Adili i ka syte gjithmone ne Shkoder. Tek qyteti qe e beri aq shume per vete dhe tek Vllaznia, skuader qe ai e krahason me ate te Shkupit ku eshte rritur.
Si rrjedhoje, mbreme pas fitores 2-1 ndaj Kukesit, shqiptari i Maqedonise se Veriut permes nje statusi te shkurter te shperndare ne rrjetet sociale, ka shprehur kenaqesine per suksesin e Vllaznise teksa shkruan: “95+, kjo eshte ndjenje, i madh Herald Marku”.
Adili luajti per dy sezone e gjysem me Vllaznine dhe si rrjedhoje la pershtypje shume te mire tek te gjithe me performancen e treguar dhe si rrjedhoje ka arritur t’i beje per vete vete te gjithe tifozet e kesaj skuadre.
Menyra si i perjetonte ai ndeshjet, karakteri i shfaqur ne fushen e lojes apo dhe detaje te tjera te tij, e bejne kete lojtar nga me interesantet qe kane luajtur me Vllaznine ne keto vitet e fundit.
Dhe vete Adili ne fakt nuk ka deshire “te ndahet” kaq lehte me kete skuader prandaj dhe e ndjek rregullisht, hidherohet kur ajo humbet, por edhe ekzaltohet pa mase kur fiton, sidomos ne raste si ajo e djeshmja ndaj Kukesit./SHKODRA-SPORT.COM/