Erdhi ne janar tek Vllaznia dhe i beri per vete te gjithe ne pak kohe, me menyren dhe perkushtimin qe tregon ne fushen e lojes. Shqiptari i Maqedonise se Veriut Mevlan Adili ka fituar simpatine e te gjitheve ne Shkoder.
Mbrojtesi i qendres se kuqebluve do te vazhdoje te jete pjese e kuqebluve deri ne fund te ketij viti sepse ka kontrate dhe ai ndjehet mire ne ambjentin qe ka gjetur.
Edhe drejtuesit e shohin si nje element te rendesishem ku do te bazojne lojen e skuadren ne repartin e mbrojtjes dhe tashme ka mbetur vetem rifillimi i stervitjes.
Adili nderkohe prej 10 ditesh ndodhet prane familjes se tij ne Shkup ku duket se po argetohet me familjen dhe miqte e tij. Por qendermbrojtesi ne momente te caktuara nuk harron te na befasoje me disa sjellje te tij.
Ashtu siç ka bere se fundi kur ka postuar ne rrjetet sociale nje foto ku ai shihet i hipur mbi nje kale, por ajo qe te ben pershtypje eshte diçitura qe Mevlani i ka vene kesaj fotoje: “Arnautertugrul” (perkthyer ne gjuhen tone: Ertugruli shqiptar). Ai e ka bere krahasim me aktorin e nje filmi te njohur turk