Bylisi mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0. Goli i Da Silvës jep shpresa për mbijetesën, kur kanë mbetur 3 ndeshje nga fundi. Pas ndeshjes, foli trajneri i Bylisit. Gentian Mezani deklaroi:
“Sigurisht që ka pasur efektin e vet inferioriteti, kundërshtari luante me 1 lojtar më pak dhe je më i favorizuar. Në pjesën e parë e kishim të vështirë, nuk po arrinim dot të organizoheshim dhe të dilnim në sulm. Në pjesën e dytë na ndihmoi goli. Menduam ta kapim me kundërsulm, na vendosën në vështirësi me lojtarë të shpejtë në krahë. U munduam të jemi pak më në ekuilibër.
Nuk e kishim përgatitur vetëm në krahun e djathtë, por kishim pak lëvizshmëri. Duhet marrë parasysh fakti që kjo fitore na duhej në të gjitha mënyrat, duhet të ishim të kujdesshëm të mos pësonim gol. Presion psikologjik te lojtarët, që nuk u shprehëm dot në pjesën e parë.
Ne kemi bërë dy ndërrime për dëmtime, si Malomo dhe Kane. Më është dashur të mbuloj ato pozicione me lojtarë pakashumë të të njëjtit repart. Da Silva bëri mirë deri kur luajti. Lodhja u shfaq në këmbët e tij. Dy ndërrimet e tjera ishin në fund. Ualison për arsye se më duhej të mbuloja krahun e majtë të tyre, po na vinin shumë sulme në atë krah. Na vendosi në vështirësi kundërshtari, luante me topa të gjatë dhe e thashë në fillim, ka lojtarë të shpejtë në krah. Ne ishim në presion, që vjen vetvetiu. Në momentin që na duhen pikët, edhe barazimi mendoj se sot nuk na bënte punë.
Eriku ishte konsumuar jashtëzakonisht shumë, kishte vështirësi. Duke marrë parasysh se ndërrime për arsye dëmtimesh, një tjetër do të ishte problem. Topat e gjatë na detyronin të shkonim mbrapa, kishte erë, mendoj se ia dolën mirë mbrojtësat tonë. Balaj ka kualitet, por shumicën e rasteve kemi arritur të përballojmë këto topa të gjatë. Ndërrimet e fundit i çova deri në fund dhe i çova vetëm për arsye dëmtimi nësë do kishte, do vështirësoheshim shumë”, u shpreh Mezani për RTSH.