“Une mendoj se kemi bere nje pjese te pare te barabartë të mirë, me disa raste. Na duhej një rezultat pozitiv, ndaj edhe kishim presion mbi vete.
I lejuam hapësira Vllaznisë, pasi donim të ruanim rezultatin. Jam i kënaqur në përgjithësi me lojën e djemve.
Për sa iu përket lojtarëve që mungojnë në ndeshjen e ardhshme, për shkak kartonësh, nuk është ndonjë problem.
Më mirë për ta, pasi do të kenë mundësi të çlodhen disi, sepse kanë luajtur rregullisht deri më tani.
Eshtë e vërtetë se Vllaznia na vendosi në vështirësi në pjesën e dytë, sepse kërkonte me ngulm barazimin, por kjo ndodhi pasi edhe Shtubina ishte vendosur gabim, nuk e kishte kuptuar rolin e ngarkuar.
Ne menduam më shumë për një administrim të lojës. Megjithatë, kemi pasur mundësi për të shënuar edhe një gol tjetër dhe për t’u qetësuar përfundimisht.
Vllaznia e qarkulloi më shumë topin, por për ne të rëndësishme ishin 3 pikët. A favorizohemi nga gjyqtarët? Jo, nuk mendoj kështu. Po marr kartonë ashtu sikur isha te Flamurtari.
Arbitrat kanë dorë të lehtë pak me ne, si me kartonë të verdhë, por edhe të kuq. Për rastin e kontestuar të Vllaznisë, nuk di ç’të them, se nuk e pashë mirë. Tani që po e shikoj, për mua nuk është faull”.