Ekipi shkodran MFC Panthers vazhdon te jete i pandalshem ne kampionatin 9×9 “Sunday League”. Mbremjen e sotme ai ka fituar edhe ndeshjen e trete, te vlefshme per javen e trete te kampionatit. Kete here perballe tij ka qene ekipi “ALBAMER” dhe djemte e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani kane fituar me rezultatin 2-1.
Duhet thene se ka qene nje ndeshje shume e luftuar. Shkodranet kane kaluar shume shpejt ne avantazh me ane te futbollistit Albert Mila, megjithate pak minuta me vone kundershtari ka arritur te barazoje me ane te futbollistit Ndreca.
Presioni i Panthers u rrit dhe pas disa rasteve te krijuara, ka ardhur edhe goli i shumepritur i avantazhit. Ai eshte shenuar nga futbollisti Besfort Gjoklaj dhe ne kete menyre me rezultatin 2-1 eshte mbyllur krejt ndeshja.
Trajneri Axhani e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Ne porte Fatjon Nutaj e me rradhe, Brendon Smajli, Admir Mehja, Semir Gokaj, Izmirald Osmani, Oltion Drabeja, Asar Bashi, Besfort Gjoklaj dhe Albert Mila. Te gatshem ne pankine nderkohe kane qene portieri Fatos Behari, Ergin Axhani, Ardit Mesi, Eglant Berhani, Engin Ciellza dhe Kleurant Axhani.
Pas 3 javesh kampionat MFC Panthers eshte ne kuoten e 9 pikeve dhe udheheq renditjen bashke me FC Dussel. Ekipi shkodran pritet te jete pretendent i forte per fitimin e titullit kampion kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/