MFC Panthers merr nje tjeter fitore ne kupe dhe kualifikohet per ne gjysmefinalen e ketij kompeticioni. Mbremjen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj ekipit Pastaria.

Protagonisti kryesor ne kete ndeshje per ekipin e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani, ka qene futbollisti Brendon Smajli qe i ka shenuar te tre golat e kesaj perballje.

Smajli eshte duke treguar nje forme shume te mire sportive dhe si rrjedhoje eshte shnderruar ne pike referimi per skuadren e tij ne çdo ndeshje. Me fitoren e sotme MFC Panthers i forcon edhe me shume pozitat e saj ne vendin e dyte te renditjes.

Siç kane bere te ditur edhe me perpara pjestare te kesaj skuadre, objektivi do te jete titulli kampion dhe i Kupes se Shqiperise dhe per kete arsye do te tentojne deri ne fund ta bejne kete gje. Skuadra ka perberje te mire dhe duke shpresuar edhe tek pak fat, kjo gje mund te arrihet./SHKODRA-SPORT.COM/