Michael Oliver është bërë i njohur këtë vit me polemikat e sfidës mes Real Madrid dhe Juventus në sezonin e kaluar të Champions League. Ai akordoi një penallti të dyshimtë në sekondat e fundit të takimit në favor të Real, duke u dhënë kualifikimin Los Blancos.

Ai i dha karton të kuq Gianluigi Buffon ndërsa penalltia u shënuar nga tashmë lojtari i Juventus, Cristiano Ronaldo.

Ai është rikthyer në faqet e gazetave për shkak të një statistike tepër interesante. Vetëm 4 nga 200 ndeshjet e pjesës së parë të Premier League kanë përfunduar me rezultatin 5-1.

Tre prej tyre kanë ndodhur në tre javët e fundit radhazi dhe e gjeni dot se kush ka qenë arbitri i këtyre ndeshjeve? Pikërisht Oliver. Ai ishte arbitër në fitoren 5-1 të Manchester United ndaj Cardiff dy javë më parë.

Gjithashtu arbitroi në fitoren 5-1 të Everton ndaj Burnley javën e parafundit dhe është rikthyer këtë javë për të drejtuar supersfidën mes Liverpool dhe Arsenal.

Dhe për çudi, edhe ajo sfidë ka përfunduar 5-1 në favor të Liverpool. Oliver, na thuaj ku do jesh ndeshjen tjetër që ta dimë sa do të përfundojë./telesport/