Michel Platini nuk e ka ndryshuar mendjen për teknologjinë e aplikuar në botën e futbollit. Ose më saktë, duhet të përdoret vetëm për situata të caktuara siç ka konfirmuar gjatë intervistës për Sportmediaset:
“Unë nuk jam për atë që përmbledh futbollin, zgjidh problemet dhe largon polemikat. Unë do ta përdorja vetëm për gola dhe pozicione jashtë loje ku gjyqtarët nuk mund t’i shohin. Zyrtarët e ndeshjes duhet të vendosin për faullet.”
Ish-‘ylli’ francez ka një mendim edhe për Juventusin e tij: “I ndjek nga larg, sepse nuk i shoh ndeshjet në Francë. Nuk i njoh lojtarët dhe nuk di shumë për drejtuesit pas 40 vitesh. Nuk ka më tifozë të kohës sime, por kur fiton Juventusi, unë jam gjithmonë i lumtur”.