Trajneri Migen Memelli, analizoi humbjen e Shqipërisë ndaj Kilit në miqësore, me rezultatin 0-3.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Memelli deklaroi se skuadra bëri gabime të theksuara, por shtoi se humbja erdhi në momentin e duhur.

“Të dyja skuadrat nuk ngjajnë me njëra tjetrën. Kili më teknike, Suedia me fizike. Humbja vjen në momentin e duhur. Si skuadër duhet të rregullojmë disa gjëra. Konkurrenca është e shëndoshë.

Të gjithë janë në presion të vazhdueshëm nëse do të jenë në listë apo jo, për Europianin. Lojtarët e mendojnë gjithmonë. Skuadra në reparte nuk luajti si duhet, edhe në individë nuk ishim si duhet.

Bëmë gabime të theksuara. I marrim si mësim nga kjo ndeshje. Silvinjo duhet t’i rregullojë, ndonëse ne si popull jemi paragjykues. Humbja vjen në kohën e duhur. Nuk na vjen asgjë nga kjo humbje”- eshte shprehur ish- trajneri i Vllaznise.