Laçi arriti të kualifikohej për në turin e dytë të Europa League, teksa mposhti me penallti skuadrën e Keshlës në Azerbajxhan. Suksesi i kurbinasve përkthehet edhe në të ardhura, teksa bardhezinjtë arkëtojnë plot 500 mijë euro të sigurta.
Kësisoj edhe presidenti Pashk Laska nuk ka ndërmend të kursehet, por mësohet se i ka premtuar futbollistëve të tij një shpërblim prej 50 mijë eurosh.
Në 18 shtator, kurbinasit do të ndeshen me Hapoel Beer Shevën dhe nëse arrihet sërish triumfi, gjasat janë që shpërblimi të jetë akoma më i madh pasi edhe arkëtimet nga Kupat e Europës kapin shifrën e afro 800 mijë eurove.
Duhet thënë që skuadra kurbinase, pasi sezonit të mirë në Superiore, tashmë po shkëlqen dhe po prezanton denjësisht kampionatin shqiptar në arenën ndërkombëtare./newsport/