Nga Gjergj KOLA

Karateistja lezhjane Mikela Skandaj e ka nisur ne menyren me te mire te mundshme vitin 2024. Ne garen e pare te ketij viti, ndonese ajo vazhdon te jete e demtuar, serish ka spikatur me performancen e saj dhe eshte renditur ne vendin e pare.

Behet fjale per turneun nderkombetar “Heart Cup” qe eshte zhvillua dje dhe sot ne Treviso te Italise, ne te cilin kane marre 931 sportiste te 10 klubeve nga 6 vende te ndryshme te Europes dhe pikerisht nga Italia, Austria, Belgjika, Gjermania, Çekia dhe Zvicra.

Kampionia lezhjane ne fakt eshte keshilluar nga trajneri i saj qe te mos rrezikonte shendetin dhe si rrjedhoje te mos merrte pjese ne kete turne, por ajo nuk mund ta humbiste kete gare te rendesishme nderkombetare si kjo dhe vendosi te marre pjese.

Ndaj edhe pse ne veshtiresi, ajo me shume stermundim arriti t’i mposhte kundershtaret e saj fale teknikes se larte dhe talentit qe zoteron duke arritur te ngjitej ne podium duke rrembyer medaljen e arte, te paren per vitin 2024. Dhe me siguri qe ne vijim do te “rrembeje” edhe shume te tjera./www.shkodrasport.com/