Ecuria e ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë në këtë sezon ka patur oshilacione. Javën e kaluar ai ka humbur në kryeqytet ndaj bardhebluve me rezultatin 2-3 ndërsa të shtunën fitoi 3-0 në Shkodër me Teutën. Me këtë trepikësh, shkodranët kanë hyrë në katërshen e ekipeve më të mira megjithatë për ta ruajtur atë, duhet fituar këtë javë ndaj Studentit në Tiranë.
Këtë e deklaron edhe trajneri Adrian Mikopli kur për mediat shprehet: “Ne kemi patur oshilacione megjithatë duhet të vazhdojmë punën tonë dhe vëmendja është e përqendruar tek sfida e rradhës me Studentin të cilën patjetër duhet të hyjnë në fushë për ta fituar. Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë megjithatë edhe jo e pamundur. Vllaznia ka patur disa mungesa të lojtarëve titullarë gjatë kësaj periudhe dhe me rikuperimin e tyre besoj se edhe niveli i skuadrës do të vijë duke u rritur dhe ne do të arrijmë objektivin që kemi për të qenë në mes ekipeve më të mira të kampionatit”.
© shkodrasport.com