Këtë fundjavë në Tiranë do të zhvillohet Kupa e Federatës Shqiptare të Volejbollit me pjesmarrjen e katër ekipeve më të mira të kampionatit të kaluar. Vllaznia vjen si kampione në fuqi dhe në ndeshjen e parë do të ndeshet me Farka Volej. I pyetur në lidhje me pretendimet që do të ketë ekipi shkodran në këtë aktivitet, trajneri Adrian Mikopli do të shprehej:

“Vllaznia do të shkojë në Kupë me objektivin për të testuar veten. Na janë larguar tre volejbollistë nga kontigjenti i vjetshëm, çka do të thotë gjysma e ekipit dhe ne jemi munduar që të korigjojmë diçka me kontigjentin që kemi në dispozicion. Do të ndryshojmë mënyrën e të luajturit sepse nëse një sezon më parë jemi përqendruar tek kryesisht dy lojtarë që na kanë shënuar mesatarisht 35-40 pikë për ndeshje, tashmë këto pikë do të shpërndahen tek lojtarët e tjerë. Duhet parë padyshim edhe gjendja e ekipeve të tjera dhe prandaj thashë se ndeshjet e Kupës do të jenë një test serioz për Vllazninë në prag të nisjes së kampionatit. Padyshim që objektivi ynë është të renditurit fillimisht në mes katër më të mirave të kampionatit dhe pastaj gjatë rrugës do të dalim me pretendimet tona të qarta për atë se çfarë do kërkojmë”.

© shkodrasport.com