Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj është në përgatitjet e fundit para nisjes së ndeshjeve të fazës së dytë të kampionatit por edhe atyre të turit final të Kupës.

Përbërja e ekipit është e njëjta me atë që ka qenë në fazën e parë sepse pamundësia finaniare ka bërë që të mos ketë përforcime. Në këto kushte, trajneri Adrian Mikopli në një prononcim për mediat ka deklaruar se do të jetë shumë e vështirë të luftohet për fitimin e trofeve.

“Gjendja e ekipit është e mirë. Po punojmë fort në stërvitje për t’u bërë për fillimin e ndeshjeve. Nuk kemi patur asnjë përforcim dhe kjo mund të ndikojë në garën tonë për fitimin e trofeve.

Do të jetë shumë e vështirë për ta arritur këtë megjithatë ne do të luftojmë fort deri në fund dhe gjithçka mund të ndodhë”- ka deklaruar ai.
© shkodrasport.com