Pas ndeshjes së sotme me Partizanin të cilin Vllaznia e humbi me rezultatin 0-3, trajneri i ekipit shkodran Adrian Mikopli është parë tejet i mërzitur. Në një prononcim për mediat në lidhje me këtë humbje dhe paraqitje të dobët të volejbollistëve shkodranë, ai ka deklaruar:
“Të them të drejtën nuk e njoha fare ekipin tim në këtë ndeshje. Mesa duket ata e kishin mendjen tek fitorja në ndeshjen e kupës ndaj Partizanit dhe nuk shprehën vlerat e tyre të vërteta. Jam i bindur se ky ishte vetem një moment i keq dhe unë shpresoj që ky të mbyllet me kaq. Besoj tek këta djem sepse ata ashtu si në finalen e kupës do të dinë të tregojnë se janë ende kampionët e Shqipërisë në fuqi dhe do të tentojmë të bëjmë një paraqitje sa më të mirë edhe në kampionatin e ri”.
© shkodrasport.com