Milan ka fituar lehtësisht 4-0 në fushën e SPAL dhe mban gjallë ëndrrën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.
Ky sukses i ngjit kuqezinjtë në kuotën e 38 pikëve, shtatë më pak se Inter i vendit të katërt që ka luajtur një ndeshje më pak.
Gjithsesi, kjo ishte fitorja e katërt e kuqezinjve në pesë ndeshjen e fundit, ndërsa zikaltërit nuk fitojnë prej tetë ndeshjesh.
https://twitter.com/semo33/status/962339186190770177/video/1
Milan e gjeti golin e parë pas 1 minutë e 41 sekonda me sulmuesin e ri Patrick Cutrone. Ky ishte goli më i shpejtë për kuqezinjtë, që nga tetori i vitit 2013, kur Muntari shënoi për 1 minutë e 30 sekonda kundër Juventus.
Kur u mbush një orë lojë, Cutrone shënoi edhe golin e dytë me portën e boshatisur. Ky ishte golëshi i parë në Serie A për 20-vjeçarin.
https://twitter.com/SempreMilanCom/status/962346169761452032/video/1
15 minuta para fundit, duke përfituar nga një gabim i portierit dhe mbrojtjes së SPAL, Lucas Biglia shënoi golin e tretë për Milan. Ky ishte goli i parë në Serie A për argjentinasin me fanellën e AC Milan.
Në fund pati “lavdi” edhe për Fabio Borini, autor i golit të katërt. Pas kësaj humbje, SPAL mbetet në vendin e tretë nga fundi, por është vetëm tre pikë larg “mbijetesës”.
https://twitter.com/semo33/status/962348513693663232/video/1