Do të jetë Parisi e ardhmja e Gigio Donnarumma-s. Është i bindur “QS” i cili në edicionin e të enjtes shpjegon se portieri kuqezi ka vendosur të largohet nga Milan-i në fund të sezonit për t’u transferuar te PSG-ja.
Vendimtare ka qenë ndërhyrja e Verratti-t që e ka bindur Gigio-n të transferohet në Francë. Në vend të tij, në oborrin e Gattuso-s, mund të mbërrijë Pepe Reina.
Pra për Gigio-n vera pritet të jetë e nxehtë. Pasi ka bërë paqe me tifozët, gjiganti kuqezi këtë verë mund të nxirret në merkato për të bërë para dhe për të shmangur një tjetër telenovelë.
I interesuari direkt duket se ka zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm: Parisin. Një vendim i maturuar në tre muajt e fundit.
Përveç projektit ambicioz teknik të PSG-së, në fakt, Donnarumma ka mbetur i mahnitur nga kryeqyteti i Francës dhe është bindur nga këshillat e Verratti-t, i cili ashtu si Gigio ka të njëjtin agjent Raiola-n.
Pra nuk do të jetë Real Madrid, Atletico Madrid apo Premier League. Në dëshirat e Gigo-s tani është vetëm PSG dhe në qershor operacioni mund të realizohet.
Milan-i, nga ana tjetër, pavarësisht sigurive të Yonghong Li, pa kualifikimin në Champions mund të ketë nevojë për të të ardhura të freskëta për të vënë në vend bilancin dhe shitja e Donnarumma-s do të ishte një operaocion shumë i dobishëm.
Një manovër që mund të kënaqë të gjithë. Donnarumma-s në Paris prtaktikisht do t’i dyfishohej paga nga 6 milionë që merr në vit aktualisht te kuqezinjtë, ndërsa këta të fundit do të arkëtonin të paktën 70 milionë euro me shitjen e porierit të ri.
Për sa i takon të ardhmes së portës së Milan-it është ndërkohë një emër për të zëvendësuar Gigio-n: Pepe Reina.
Spanjolli është në skadencë kontrate me Napoli-n dhe duket se është piketuar nga Milani për merkaton e ardhshme.
Alternativë e nxehtë mbetet dhe pista Marchetti, prej kohësh në situatë jo të mirë me Lazio-n./telesport.