Milani është i gatshëm t’i shesë dy yjet e skuadrës në afatin kalimtar veror.

Bëhet fjalë për portierin e talentuar Gianluigi Donnarumma dhe anësorin spanjoll, Suso, sipas Sport.

Gjiganti i Serie A dëshiron ta rimodelojë skuadrën në verë dhe është i gatshëm ta shesë portierin Donnarumma dhe mesfushorin Suso, me këtë të fundit që mund të kushtojë rreth 40 milionë euro, për t’i mbushur arkat, transmeton “Transferimet”.

Të dy lojtarët kanë tërhequr vëmendjen e Real Madridit vitin e fundit.