Milan-Inter përfundon pa fitues. Derbi mes kuqezinjve dhe zikaltërve ka përfunduar 0-0. Një rezultat në fakt që nuk i shërben asnjë prej skuadrave, në lidhje me objektivat e tyre.
Sfida filloi me Interin që kërkoi më shumë golin dhe Milanin që nuk pati forcë për t’u kundërpërgjigjur.
Icardi shënoi në pjesën e parë për Interin, por goli iu anulua nga “VAR” për pozicion jashtë loje.
Si përfundim një barazim 0-0 pa shije dhe pa “leverdi” për asnjë prej dy skuadrave.
Interi ndodhet në vendin e 4-t në renditjen e Serisë A me 59 pikë, 2 më shumë se Lazio e vendit të 5-të.
Ndërkohë që Milan renditet i 6-ti me 51 pikë, pikërisht 8 pikë larg Interit dhe zonës Champions League./visport/