Në vitin 2011 u përballën me njëri-tjetrin në skenën e Pekinit, tani pothuajse 12 vite më pas Milani dhe Interi janë gati të garojnë për fitoren e Superkupës së Italisë në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite që priti një tjetër finale pak ditë më parë, atë që pa Barcelonën t’i imponohej Real Madridit duke marrë në shtëpi Superkupën e Spanjës.
Një derbi ‘eksporti’ që mban të pandryshuar sharmin e tij. Pioli ka mundësinë të fitojë trofeun e dytë pas Scudettos, ndërsa Inzaghi është në kërkim të të tretit te zikaltrit, pas Superkupës së edicionit të kaluar dhe “Coppa Italia”, të fituar kundër Juventusit në “San Siro” dhe në “Olimpico” të Romës.
Të dy trajnerët folën për rëndësinë e mbizotërimit ndaj kundërshtarit, në një ndeshje me të cilën Inzaghi është mësuar tashmë. Nëse do të ishte i suksesshëm, ai do të bëhej i katërti si trajner me lidhje me epërsinë e Marcello Lippit dhe Fabio Capello, dy “monstrat” e trajningut italian.
Pioli ka pak dyshime për formacionin: Kjaer përpara Kalulum për të mbështetur Tomori, me Calabria dhe Hernandez që plotësojnë pjesën e pasme, para portës së Tatarusanu. Në mesfushë do të shohim sërish Tonalin, pas skualifikimit në Lecce, së bashku me Bennacer e zakonshëm, të sapo rinovuar deri në vitin 2027. Messias fiton balotazhin me Saelemaekers, duke luajtur si “playmaker”, ndërsa nga krahët e sulmit Diaz dhe Leão. Referencë sulmuese, Giroud.
Formacioni titullar i përcaktuar për Inzaghin, i cili rikuperon Lukakun për në pankinë. Në sulm e nis me Lautaro dhe Dzeko. Darmian më shumë se Dumfries në të djathtë, Barella dhe Calhanoglu janë si rregullisht në mesfushë, repart që do të kompletohet nga Mkhitaryan dhe Dimarco. Skriniar, Acerbi dhe Bastoni do të rreshtohen në prapavijë, si “digë” e fundit para Onana. Brozovic dhe Handanovic nuk janë të disponueshëm.
Ja formacionet e mundshme:
MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali; Messias, Diaz, Leão; Giroud.
INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Dzeko.