Milan ka marrë një fitore dramatike 3-2 në fushën e Udinese-s, në javën e 21-të të Serisë A. Një fitore që i ka çuar kuqezinjtë në kuotën e 45 pikëve, katër larg Juventus-it të vendit të dytë dhe gjashtë nga Inter-it kryesues, me bardhezinjtë dhe zikaltrit që kanë një ndeshje më pak.
Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh në në minutën e 31-të me Ruben Loftus-Cheek. Menjëherë më pas gjyqtari Maresca e ndërpreu ndeshjen, pas thirrjeve raciste të disa prej tifozëve të Udineses në drejtim të Mike Maignan.
Portieri francez tashmë e kishte paralajmëruar arbitrin në minutat e mëparshme dhe vetë Udinese, përmes folësit zyrtar, i kishte ftuar tifozët të silleshin siç duhet. Me sa duket më kot, me francezin që vendosi të braktisë fushën.
Për solidaritet, edhe shokët e tij të skuadrës vendosën ta ndiqnin, ndërsa kapiteni i Juventusit, Roberto Pereyra u përpoq të qetësonte tifozët.Pas disa minutash bisedime situata u rikthye normalisht dhe ndeshja mundi të rifillonte.
Në minutën e 42-të ka ardhur goli i barazimit për Udinese-n, i shënuar nga Samardzic.
Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, Udinese ka përmbysur rezultatin me një gol të Thauvin, i cili ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes kuqezi.
Në minutën e 83-të rezultati është barazuar përsëri. Ka qenë Jovic, i futur në minutën e 75-të në vend të Pulisic, që ka shënuar për Djallin. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej barazim, ka ardhur goli i Okafor që i ka dhuruar fitoren skuadrës së Pioli-t.