Puna e Paulo Fonsecas në AC Milan mund të jetë në rrezik pas një varg rezultatesh të dobëta.
Një raportim nga Calciomercato ka zbuluar se shkëlqimi i vazhdueshëm i Christian Pulisic për AC Milan mund të mos jetë i mjaftueshëm për të shpëtuar punën e Paulo Fonsecas si trajner.
Kuqezinjtë kanë luftuar për qëndrueshmëri dhe trajneri me sa duket nuk ka shumë kohë për të shmangur shkarkimin.
Milani ka shënuar vetëm katër fitore nga nëntë ndeshjet e para në Serie A, gjë që i lë ata në pozitën e tetë në tabelë.
Për më tepër, ata janë dobët edhe në Ligën e Kampionëve, duke fituar vetëm një nga tre ndeshjet e tyre fillestare në formatin e ri.
Fonseca, nga ana e tij, është optimist për ndryshimin e fatit dhe rikthimin e sezonit të Milanit në rrugën e duhur.
Përkundrazi, këshilltari i lartë Zlatan Ibrahimovic, drejtori teknik Geoffrey Moncada dhe drejtori i përgjithshëm Giorgio Furlani nuk kanë durim.
Drejtuesit më të lartë të Milanit e kanë mbështetur Fonsecan për momentin dhe ndeshjet e ardhshme të skuadrës, kundër Monza (2 nëntor), Real Madrid (5 nëntor) dhe Cagliari (8 nëntor) do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij në klub.
Rezultatet pozitive do të sigurojnë punën e tij, por çdo gjë tjetër do të thonë shkarkim. /Telegrafi/