Flamengo raportohet se ka ofruar 22 mln euro për dështimin e Inter-it Gabriel Barbosa, pasi ka shitur Lucas Paqueta te Milan.

Kuqezinjtë besohet se kanë paguar 35 mln euro për 21-vjeçarin, duke lënë klubin brazilian me shumë para për të shpenzuar.

Dhe Inter mund të përfitojë nga shifra e paguar nga Milan për Paqueta-n.

Gabriel Barbosa – i cili njihet si Gabigol ishte golashënuesi më i mirë i Santos në Serie A, por huazimi i tij ka përfunduar dhe klubi brazilian nuk ka buxhet për ta blerë lojtarin.

Flamengo është përfolur për një transferim të lojtarit, dhe Gazzetta dello Sport raporton se është gati të paguajë 22 mln euro.

Zikaltrit do të ishin gati ta pranonin ofertën, teksa duan të kompensojnë sa më shumë nga 33.5 mln eurot e paguara për të në vitin 2016.

Braziliani nuk e nisi asnjë ndeshje të Serie A si titullar dhe shënoi vetëm një gol për Inter.telesport/